Subscribe

Pas dy vjetësh sëmundjet mendore do te jene me te shpeshta se problemet e zemrës. Ne 2020, truri do te jete organi me i rrezikuar nga sëmundjet duke ia kaluar edhe shqetësimeve kardiake. Ne ditën botërore te shëndetit mendor mjeket konstatojnë rritje te rasteve edhe tek moshat e reja te cilët kryesisht vuajnë nga ankthet dhe depresioni. Sipas studimeve 1 ne 4 persona është i rrezikuar te preket një here ne jete nga çrregullimet mendore.

 

Gjate një bashkëbisedimi me gjimnaziste, mjeke dhe psikologe kërkuan nga te rinjtë te mos heshtin për çdo çrregullim qe vene re.

 

Ndërkohë e Ministria e Shëndetësisë synon trajtimin e te sëmurëve jo ne spitale psikiatrike, por ne qendrat komunitare te shëndetit mendor për integrimin me te mire te tyre. Aktualisht sëmundjet e mendore trajtohen ne 13 qendra, ndërsa se shpejti një pjese e pacienteve te spitalit te Elbasanit do te vendosen ne qendrën komunitare qe do hapet ne Kavaje.

 

 

Vetëm ne qytetin e Korçës njihen zyrtarisht 3 mijë te sëmurë mendor. Roland Lalaj, drejtor i qendrës së kujdesit te shëndetit mendor thotë se numri është shume me i madh. Ai i bën apel shoqërisë për trajtim ne kohe

 

Një tjetër problem i konstatuar vitet e fundit është dhe rritja e numrit te vetëvrasjeve. Vetëm gjate 2018, 20 persona i kane dhënë fund jetës ne qarkun e Korçës pjesa me e madhe mosha te reja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *