E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Alarm për bombë pranë rrugës së Elbasanit

Ka rezultuar i rreme alarmi për bombe ne rrugën e Elbasanit, pranë Liceut Artistik ne kryeqytet. Për disa minuta kjo zone e mbipopulluar u përfshi nga paniku ketë mbrëmje. Ne sallën operative te policisë mbërriti nje telefonate per bombe dhe menjëherë forcat e rendit shkuan ne vendngjarje. Efektivet evakuuan banoret nga zona e rrezikuar dhe ngritën perimetrin e sigurisë, ndërkohe qe kryen kontrolle te imtesishme dhe nuk gjeten asnjë lende shpërthyese. Pas këtij aksioni kontrolli, situata iu rikthye normalitetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë