E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Alarm për bombë pranë drejtorisë së policisë kufitare në Tiranë/ Çfarë zbuluan forcat xhiniere brenda valixhes

Një valixhe e zezë është gjendur pranë drejtorisë së policisë kufitare, në zonën e Laprakës në Tiranë, ndërsa u ngrit alarmi se brenda saj mund të kishte bombë.

 

Reklamë

Forcat xhniere mbërritën menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur hapjen e valixhes.

 

Pasi u hap, rezultoi se brenda saj kishte vetëm rroba dhe nuk dihet nëse e ka harruar ndonjë qytetar.

 

Alarmi për bombë në këtë institucion ishte fals.

Vazhdo të lexosh

Reklamë