E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Alarm për bombë, policia britanike mbyll rrugët pranë Parlamentit

Policia britanike mbylli për disa orë këtë të shtunë urën e Londrës në Uestminster si dhe rrugët në afërsi të Parlamentit për shkak të një alarmi per bombe.

 

Një zëdhënës i policisë metropolitane njoftoi se oficerët I mbyllën rrugët pasi patën dyshime për një sulm terroristë.

 

Sipas Reuters, pas alarmit të përhapur, në vendngjarje pati një prani të madhe të forcave të policisë por pas konstatimeve rezultoi se alarmi ishte I rremë dhe rrugët u rihapën më vonë.

 

“Incidenti në bregun jugor të Viktoria tani ka përfunduar. Mjeti është konsideruar jo i dyshimtë. Të gjitha rrugët tani do të rihapen”, njoftoi policia në Twitter.

 

Mbretëria e Bashkuar është në nivelin e dytë sa I takon rrezikut të terrorizmit.

 

Në 2017 u regjistruan pesë sulme nga të cilat u vranë rreth 36 personash, duke përfshirë një incident në Uestminster Bridge.

Vazhdo të lexosh