E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Alarm për bombë në një hotel në qendër të Tiranës

Ilustrim · Vizion Plus

Policia e Tiranës ka marrë një njoftim për bombë pra pak minutash në një hotel në qendër të Tiranës.

Burime për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj, bëjnë me dije se ka qenë një telefonatë anonime e cila ka ngritur në këmbë policinë e kryeqytetit, pasi është njoftuar se ka një bombë në parkingun nëntokësor të hotelit.

Aktualisht policia ka rrethuar zonën dhe po kryen verifikime në terren.

Bëhet me dije se janë forcat speciale RENEA ato të cilat po kontrollojnë në parking. Dyshohet se alarmi mund të jetë fals dhe mund të jetë dhënë nga dikush i cili mund të ketë luajtur kazino.

 

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh