Frika e sulmeve terroriste u rikthye ne Bruksel kete te marte pas nje alarmi per bombe ne nje qendër tregtare ne kryeqytetin belg. Nje person i telefonoi policise rreth ores 5.30 te mëngjesit, duke kërcënuar se mbante ne trup nje rrip me eksploziv. Forcat e sigurise dhe nje skuader per çaktivizimin e bombave mbërritën menjëherë ne qendrën “City 2” dhe arrestuan personin. Pas kontrollit atij nuk iu gjet eksploziv ne trup. Policia rrethoi zonën dhe qarkullimi i automjeteve u ndalua përkohësisht. Personi sipas Ministrit te Drejtësisë Geens ishte i njohur per shërbimet sekrete dhe besohet se mund te kete lidhje me ISIS, por sipas disa burimeve policore ai mund te kete edhe probleme psikike. Kryeministri belg Charkes Michel pas nje takimi te qendrës se përgjigjes ndaj krizave tha se situata eshte nen kontroll dhe se sherbimet e sigurisë jane vigjilente. Siguria ne vend mbetet ne nivelin 3, nje shkalle me poshte se niveli maksimal, c’ka do te thote se mundësia e ndonjë sulmi terrorist eshte e larte. Pak dite me pare policia arrestoi gjate nje operacioni antiterror 12 persona qe do te sulmonin zonat e grumbullimit te tifozeve dhe ne shënjestër ishin edhe qendrat tregtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *