Numri i vetëvrasjeve vijon të rritet në Shqipëri. Statistikat zyrtare tregojnë se në tre vitet e fundit janë rregjistruar 645 viktima. Sipas psikologëve shkaqet kryesore janë depresioni si dhe konsumimi i alkoolit dhe drogës.

 

645 persona janë vetëvrarë gjatë tre viteve të fundit. Kjo është shifra e publikuar nga instituti i statistikave. Psikologët shprehen se ndër shkaqet kryesore që çojnë drejt aktit te veteflijimit janë çrregullimet mendore, depresioni, stresi si dhe konsumimi i alkoolit e drograve të ndryshme.

 

Specialistët gjithashtu ngrenë shqetësimi për rritjen e tentativave për vetvrasje tek adoleshentet.

 

Edhe pse për vitin 2018 ende nuk ka një statistikë, burime nga shërbimet e urgjencës bëjnë të ditur se numri i personave që kanë kryer vetëvrasje ose kanë tentuar të kryejnë vetëvrasje, është i konsiderueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *