30 vitet e ardhshme numri i lindjeve në vendin tonë do të përgjysmohet. Është ky parashikimi më i fundit që vjen nga raporti i projeksionit të popullsisë i kryer nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Por çfarë thonë ekspertët për këtë fenomen?
“Faktori bazë që ka ndikuar vitet e fundit në uljen e lindshmërisë është ekonomia, pra të gjitha politikat që kanë të bëjnë me ekonominë e stabilizuar, një punë e sigurt, të ardhura më të sigurta. Tregu i punës në vendin tonë nuk ofron shumë mundësi apo është krijuar dhe mes të rinjve që ne nuk kemi hapësira meritokracie ku ne të punojmë, kështu priren që të ikin jashtë, që do të thotë se nëse të rinjtë ikin jashtë, të martohen, ose të shtyjnë moshën e martesës.”, shprehet sociologe Marsi Simo.
Konsumimi i drograve në moshë shumë të re gjithashtu luan një rol shumë të rëndësishëm në uljen e fertilitetit.
“Përdorimi masiv i drograve dhe nisja herët e drograve tek të rinjtë kanë bërë që ata të kenë jo vetëm probleme të shëndetit mendor, por një lloj destabiliteti nga kjo varësi që ata të krijojnë një lidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë dhe më pas të vendosin për martesë.”
Ekspertët apelojnë për krijimin e strukturave mbështetëse nga ana e qeverisë, në mënyrë që të ndalet rënia e lindshmërisë dhe të inkurajohet krijimi i familjeve të reja.
“Duan më shumë stabilitet ekonomik, duan të kuptojnë që jeta e tyre të ringrihet edhe kur ata nuk kanë shumë të ardhura, por gjithashtu struktura të tjera mbështetëse, që do të thotë jo vetëm bonusin për beben, por në vazhdimësi një lloj pagese që të ndihmojë ata në mbarëvajtjen e fëmijës, edhe politikat për të rinjtë apo kulturë dhe mirëqenie.”
Sipas projeksioneve, Shqipëria do të jetë shteti i parë në botë për rënien më të madhe të lindjeve të humbura për shkak të emigracionit.
/vizionplus.tv