Kosova ka regjistruar bilancin më të rëndë të viktimave qëkurëse ka nisur pandemia. 16 pacientë e kanë humbur betejën me Covid 19 ndërsa janë identifikuar edhe 258 raste të reja infektimi. Autoritetet shëndetësore e konsiderojnë situatën alarmante pasi edhe kapacitetet spitalore janë të pamjaftueshme.

Qeveria e Kosovës ka shtuar masat për parandalimin e sëmundjes, mes tyre edhe ndalimin e grumbullimeve fetare./

Bashkësia Islame, në vendin me 96% të popullsisë muslimane, ka vendosur të mos lejojë faljen e namazit me xhemat përgjatë 10 ditëve të ardhshme.

NAIM TERNAVA

MYFTI I KOSOVES

 “Bashkësia Islame e Kosovës lajmëron të gjithë besimtarët e Republikës së Kosovës se nesër pezullohet falja e namazit të Bajramit dhe për dhjetë ditë rresht pezullohen faljet, ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës. Sigurisht, me qëllimin e vetëm: të ruhet shëndeti publik i të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Edhe vizitat familjare që përcjellin festën nuk do të lejohen, po ashtu edhe organizimet  e tjera me më shumë se 5 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *