Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka bëri një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit.

Noka komentoi rreth akuzave të Arben Ahmetaj nga arratia, ku theksoi se nëpërmjet intervistës së tij u zbulua që SPAK ka fshehur pronarin e vërtetë të inceneratorit.

“Shoh me shqetësim të madh deklaratat që vijnë nga numri dy i Rilindjes, që qartësoi shqiptarët se kemi të bëjmë me një organizatë mafioze. Ky ishte një alarm i madh. Qeveria vjedh dhe vetëm vjedh dhe pronari i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj. SPAK vepron në prapavijë. Ai mbulon pronarin dhe fsheh këmbët. Në Shqipëri nëse do kishte drejtësi të pavarur, sot qeveria duhet të kishte rënë. SKAP duhet të merret të pandehur Ramën dhe Veliajn dhe Blerim Hoxhën.”, tha ai.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *