Subscribe

Al Pazar mbërrin në fund të rrugëtimit edhe për këtë sezon. Sot në mbrëmje, nga teatri i humorit, Vizion Plus premton shumë të qeshura e si gjithnjë shoqëruar me muzikë.

 

Al Pazar ka argëtuar për më shumë se dhjetë sezone, çdo të shtunë në mbrëmje miliona shqiptarë që e ndjekin këtë spektakël humori në të gjithë botën. E po kështu siguron se do të vijojë misioni i Al Pazar, sot në puntatën e fundit të këtij sezoni.

 

Kjo trupë aktorësh që është rritur nga viti në vit do të rikthehet për publikun shqiptar në shtator, me të tjera surpriza e të ftuar specialë, ndryshe në çdo puntatë, ashtu sikurse vjen edhe sot në mbrëmje, në Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *