Për gjatë këtyre viteve kemi ndjekur nga afër ndryshimet, kemi prekur dhimbjen dhe suksesin në karrierën brilante të Al Bano Carrisit, që nga koha kur ai mbërrit për herë të parë në Tiranë e deri kur u kurorëzua me çmimin “Moxart, në 2003 në Vjenë apo çmimin e dytë në Sanremo në vitin 2007. Edhe pas afro 3 dekadash, këngëtarin Italian shqiptarët e presin po me të njëjtin entuziazëm. Këtë e vërtetuan në koncertin e mbajtur në Pallatin e Kongreseve. E ndërsa për herë të parë, 27 vite më parë, Al Bano mbërriti në Tiranë për të rrëfyer një lidhje të veçantë me Shqipërinë, mbrëmë ai ka mbërritur si një shqiptar, si në shtëpinë e tij. Koncerti që u mbajt në nder të Nënë Terezës në Tiranë ishte falas për të gjithë ata që shijuan këngët e Carrisit, e për që në afro dy orë u rikthyen disa vite më herët përmes kujtimeve. Ndërsa për të gjithë ata që nuk mundën të takojnë muzikën e Al Bano Carrisit ndër vite, platforma dixhitale Tring ju lë një tjetër takim me artistin, pasi koncerti pritet të transmetohet së shpejti në Tring.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *