E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:50 Në vijim ora 03:50: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Akuzoi babanë se e kishte p*rdhunuar, vajza tërheq denoncimin: E bëra sepse…

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në lidhje me akuzën e një vajze të mitur e cila denoncoi babain e saj se kishte kryer marrëdhënies seksuale me të.

Seanca për vlerësrimin e masës së sigurisë rezultoi me vendimin se 48 vjecari me iniciale B.R duhet të mbetet në burg. Nga ana tjetër, në seancën për pajisjen me urdhër mbrojtje ndaj babait, edhe vajza, edhe e ëma, të pranishme në seancë, kanë hequr dorë në fund duke pranuar se ngjarja nuk ka qenë e vërtetë, por vajza ka kërkuar të hakmerrej ndaj babait se nuk e ka lënë të përdorte telefonin. Avokati Ilia Ilia tha se është kryer ekspertimi mjeko-ligjor dhe vazja rezulton e padefloruar dhe nga ky moment nuk kemi vepër penale.

Tashmë pritet që 48 vjecari të lirohet së shpejti, duke qenë se ekspertiza mjeko-ligjore nuk ka mbërritur në gjykatë, gjë për të cilën avokati akuzoi prokurorinë se po e vonon një cështje për të cilën po zien opinion publik. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë