E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 32 minuta më parë
Vendi

Akuzohet se shpërndante kokainë në Kamëz, arrestohet 22-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar pasi iu gjet një sasi kokaine.

Sipas bluve, në pranga ka rënë Endri Popa, i cili dyshohet se shpërndante drogë në zonën e Kamzës.

Të riut i është sekuestruar sasia e kokanës, ndërkohë që në banesë iu gjet një peshore elektronike, si dhe u sekuestrua mjeti dhe celulari i tij.

Blutë e ndaluan mjetin që drejtohej nga 22-vjeçari në bulevardin “Nënë Tereza” ndërsa pas kontrolleve iu gjet edhe kokaina./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë