E hënë, 12 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Akuzohet se pagoi 120 mijë euro për të rrahur dhe vrarë gruan/ Avokati Bengasi: Me ish bashkëshorten kam marrëdhënie të mira, pavarësisht divorcit

 

Avokati Alban Bengasi, i cili u arrestua dy ditë më parë në Rinas, do të qëndrojë në burg pa afat.

Reklamë

 

Ai akuzohet se pagoi 120 mijë euro Nuredin Dumanin për të vrarë ish-bashkëshorten e tij. Kjo ngjarje është zbuluar pasi Dumani pranoi të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Reklamë

 

Ai ka rrëfyer porosinë e avokatit, që sipas tij donte të hakmerrej ndaj gruas, pas divorcit. Por në sallën e gjyqit, Alban Bengasi mohoi akuzat, duke thënë se prokuroria është futur në një rrugë pa krye me dëshmitë e Dumanit.

 

Sipas tij, ai ka marrëdhënie normale ish – bashkëshorten edhe pse janë të divorcuar. Në fund, Bengasi kërkoi që të hetohej pa masë sigurie.

 

“U kanë futur në një rrugë pa krye, u kanë orientuar gabim. Nuk kam lidhje me akuzat. Me bashkëshorten kam marrëdhënie normale pavarësisht se jemi divorcuar. Kërkoj të hetohem pa masë”, ka thënë ai para gjykatës.

 

Gjykata ne fund vendosi te lere ne burg avokatin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë