E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Akuzohet se mori ryshfet/ GJKKO dënon ish-drejtorin e burgut 313

GJKKO lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-drejtorin e burgut 313 Jordan Misja, Eduart Struga, si dhe për përgjegjësin e logjistikës, Florjan Ahmetaj, i cili u dënua me 4 vite burg për akuzën e korrupsionit.

 

Reklamë

Struga, bashkë me Florjan Ahmetajn dhe biznesmenin e përfshirë në skemën korruptive, Ervik Kurtullën, u arrestuan në prill të 2020.

 

Sipas njoftimit të SPAK, ata kanë kërkuar dhe kanë marrë nga shtetasi I. Paço, një shumë prej 457 mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregtar të tregtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura brenda burgut 313.

Vazhdo të lexosh

Reklamë