E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Akuzohet se krijoi në Itali një organizatë kriminale për trafikim të qenieve njerëzore, arrestohet në Durrës 49-vjeçari nga Egjipti

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas egjiptian i cili akuzohet se krijoi në Itali një organizatë kriminale për trafikim të qenieve njerëzore.

Në pranga ka rënë shtetasi Walid Elabd, 49 vjeç, të lindur në Egjipt, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Reklamë

Gjykata e Katanias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit, në Itali./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë