E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Akuzohet se dhunoi njerkën, gjykata lë në burg djalin e Nehat Kullës

Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë arrest në burg për Robert Kullën, djali i Nehat Kullës.

Ai u akuzua për dhunë në familje nga njerka e tij. Në seancën e sotme, Robert Kulla ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babit të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësin e banesës, ku të dy pretendojnë pronësis, pas vdekjes së Nehat Kullës.

Robert Kulla e kërkon si trashgimtarë dhe njerka si bashkëshorte e të ndjerit. Arrestimi i Robert Kullës u bë pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e Nehat Kullës. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë