E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Akuzohet për vjedhje parash, pranga të riut në Berat

Një i ri ka rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë të akuzuar për vjedhje.

 

Sipas policisë i ndaluari është shtetasi me iniciale E.Ç, 22 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, si dhe proçeduan në gjendje të lirë shtetasen Xh.Z, 17 vjeçe, banuese në Ullinjas Berat.

 

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një sasi eurosh në banesën e shtetasit E.Z, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë