E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Akuzohet për shumë vepra penale, pranga te riut në Mat

Kapet nga policia e Matit një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për një sërë veprash penale.

 

Në pranga ra shtetasi Alban Uka, banues në Tiranë.

 

Reklamë

I riu me datë 07 shkurt të këtij viti, në bashkëpunim me vëllain e tij (shtetasin A.U, i cili është në kërkim),  në fshatin Baz  Mat, janë futur të maskuar dhe të armatosur në lokalin e shtetasit E.Ç, 25 vjeç,  dhe   gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik në ajër disa herë dhe  më pas kanë  goditur me qytën e pistoletës duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E.Ç .

 

Gjykata e Matit kishte dhënë masën “Arrest me Burg”, ndaj 27 vjecarit për veprat penale “Kanosje për vrasje”,”Mbajtje pa leje të armëve luftarake”,”Prishje e qetësisë publike”,”Shkatërrim i pronës”,”Plagosje e lehtë me dashje”,.

Vazhdo të lexosh

Reklamë