Gjykata la në burg paraditen e kësaj të marte 29-vjeçarin Kledi Tirollari i cili u arrestua nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një 12-vjeçare.
Tirollari ka dalë sot para togave të zeza të cilat pasi kanë dëgjuar palët dhe akuzën ka vendosur të lërë në burg Tirollarin, ndërkohë që nga ana e palës mbrojtëse u kërkua një masë më e lehtë si ajo e arrestit në shtëpi, por kjo nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues.
Lexo edhe :
Related Posts
Jo më larg se një ditë më parë nëna e 12 vjeçares foli për mediat duke treguar se vajza e saj dhe Tirollari flinin në një dhomë prej 3 vitesh. Nëna shtoi se nuk kishte dijeni se ata kryenin marrdhënie seksuale pasi Tirollari thoshte gjithmonë se e kishte si motër.
Nga ana tjetër si para grupit hetimor edhe për gazetarët, e mitura ka treguar se po, ka kryer marrdhënie me Tirollarin, kishte një lidhje prej disa kohësh me atë dhe se e dashuronte, ajo shtoi gjithashtu se kur të mbushte moshën ata kishin vendosur të martoheshin.
Ngjarja u denoncua 4 ditë më parë nga e ëma e të miturës e cila bashkjetonte në fshatin Vërdove me të atin e Kledi Tirollarit, por nuk ishin të martuar ligjërisht pasi ajo ende nuk kishte arritur divorcinn me burrin e parë./vizionplus.tv