Subscribe

Arrestohet nga Policia, shtetësja Viola Sterjo, ish-drejtoreshë e shërbimeve mbështetëse pranë Ministrisë së Turismit dhe Mjedisit.

 

 

Efektivët e Tiranës ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Korçës, nxjerrë më datë 26 të këtij muaji, për arrestimin e 39-vjeçares e cila akuzohet në qytetin juglindor për veprën penale ‘mashtrim’ me pasoja të rënda.

 

 

Në informacionin paraprak, policia sqaron se në periudhën mars-nëntor 2020, kjo shtetase ka përfituar shuma financiare në qytetin e Korçës duke i premtuar qytetarëve të ndryshëm e bizneseve se do të ndikonte tek institucionet publike në mënyrë që ata të fitonin fonde shtetërore.

 

 

 

Viola Sterjo prej pak javësh ishte emëruar në postin e Drejtoreshës së Mbjedisit në Bashkinë e Tiranës.

 

 

 

Ndërsa sot, pas arrestimit i është komunikuar shkarkimi nga detyraqë mbante aktualisht.

 

 

Korçë

 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetases V. S., 39 vjeçe, banuese në Tiranë.

 

Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 26.12.2022, ka caktuar për këtë shtetase masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, V. S., dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *