Burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. Kjo ishte kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për dy të akuzuarit e masakrës së Lushnjës në vitin 2017.

 

Për këtë ngjarje të rëndë vijon të mbetet në kërkim Laert Haxhiu.

 

SPAK ka ngritur akuza për tre të rinjtë si autorë të disa vrasjeve në Lushnje. Gjithashtu ata akuzohen edhe për krijimin e grupit kriminal.

 

Orges Bilbili, Laert Haxhiu Anterio Kaloshi sipas prokurorisë, janë autorë të vrasjes të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës më 11 tetor 2017 në Lushnjë. Nga breshëritë u plagosën edhe Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

 

Në këtë ngjarje të rëndë atyre u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Autorët e masakrës kishin përplasje me ish anëtarët grupit të Bares.

 

 

Pjesëtari i tretë i grupit, Anterio Kaloshi u arrestua më vonë pasi qëlloi me armë ndaj hotel Volorekës në Pogradec, duke terrorizuar pushuesit.

 

Ndërsa Orges Bilbili u kap rastësisht në 10 prill në zonën e Xhamllikut në Tiranë, gjatë kohës kur po verifikohej nga një efektiv i policisë.

 

 

Laerts Haxhiu ndodhet në arrati e për pasojë procedurat janë pezulluar deri në momentin e arrestimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *