Lulzim, Basha I është përgjigjur interesimin të DË edhe sa I takon akuzave të forta nga nga ministri I brendshëm se kreu i PD dha urdhër për vrasjen e 4 protestuesve në 21 janar 2011.

Basha u përgjigj duke përdorur një gjuhë të rëndë ndaj ministrit Lleshaj, të cilin e quajti fosile komuniste të promovuar për shkak të servilizmit dhe shkeljes së kushtetues.

 

Nuk merrem me fosile komuniste, të promovuara për shkak të servilizmit dhe për shkak të shkeljes flagrante të ligjit e të Kushtetutës. Të gjithë këta njerëz do të përgjigjen para drejtësisë, sepse kanë rikthyer të burgosurit politik në Shqipëri, duke nisur me Ministrin e Brendshëm, duke vazhduar me Kryeministrin. Çështja nuk qëndron këtu. Asnjë diversion, asnjë sulm i tyre nuk mund të heqë vëmendjen nga nevoja akute për të zgjidhur krizën politike në vend dhe për të shmangur konfliktin civil. Zgjedhje moniste, zgjedhje me krimin, pushtet të marrë me dhunë dhe të mbajtur me dhunë, nuk do të ketë më. Ndaj, edhe njëherë dua t’ju them se, këtu nga Berlini, bashkë me preokupimin e jashtëzakonshëm për krizën politike në vend, sjell edhe një mesazh shprese për të gjithë shqiptarët që, me zhbllokimin e rrugës që e ka bllokuar sot Edi Rama dhe të krizës politike që ka imponuar ai, Shqipëria ka me të vërtetë mundësi të jashtëzakonshme. Këtu kemi partnerë dhe miq të rëndësishëm politikë dhe ekonomikë, që mund të ndihmojnë në nxjerrjen e vendit nga kriza politike dhe nga kriza ekonomike, duke sjellë investime gjermane në Shqipëri, duke hapur vende pune dhe duke bërë transferimin e përvojës së tyre të suksesshme, teknologjisë dhe, në veçanti, për rininë, përvojës së tyre, atë që quhet arsimimin dual, për të cilin kemi folur.

 

Basha pasi premtoi se Rama dhe Lleshaj do të mbajnë përgjegjësi për burgosjet politike, shkoi më tej duke sulmuar edhe disa nga kandidatet aktual për kryetar bashkise si Valbona Sako e Durrësit apo Pjerin Ndreu I Lezhës.

 

Nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Ka një proces fals kriminal, ku, njerezit që duhet të ishin në burg për trafik droge, për trafik vajzash dhe grash apo për trafik votash, nga Pjerin Ndreu tek Valbona Sako, në vend që të shkojnë para drejtësisë, pormovohen. Kjo është faza e fundit e kalbëzimit të një regjimi kriminal, që ka marrë peng Shqipërinë. Ndaj, zgjidhja është dhënia fund e këtij regjimi dhe kthimi i së drejtës për të zgjedhur qeverinë me votë tek qytetarët shqiptarë. Kjo betejë bëhet për qytetarët shqiptarë, kjo betejë bëhet për vlerat europiane dhe mënyrat europiane të daljes nga kjo krizë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *