Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës vetëm në 24 orët e fundit.
Informacionet nga uniformat blu bëjnë me dije se mbi të arrestuarit rëndojnë akuza të ndryshme penale.
Një nga të arrestuarit është S. Ç.,23 vjeç, lindur dhe banues në Korçë, pasi në rrugën “Sotir Kolea”, është kapur duke transportuar me automjetin e tij në mënyrë të paligjshme 5 shtetas të huaj Marokenë në drejtim drejt Shkodrës, me qëllim destinacionin final vendet e BE-së. Ai do të përballet me akuzën për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
K.,29 vjeç, është një tjetër i arrestuar pasi në rrugën “Isuf Elezi” ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Qarkullimit Rrugor. Ai është arrestuar në flagrancë dhe do të përballet me akuzën për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Ndërkohë një 41 vjeçar ka rënë në prengat e policisë për vjedhje. Shtetasi L. R., banues në Tiranë, është ndaluar pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu” ka tentuar të vjedhë një automjet, dhe në momentin që shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 4 janë afruar, ka tentuar të largohet duke lënë automjetin e tij i cili u bllokua së bashku me disa sende të automjetit të cilin tentoi të vidhte.