Akuzohen për vepra të ndryshme penale, pranga 7 personave në Vlorë

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është proceduar penalisht, pasi akuzohen për vepra të ndryshme në fushën e veprimtarisë kriminale të narkotikëve dhe veprave të tjera penale.
Sipas policisë katër persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike kanabis sativa pranë Bistricës, në afërsi të Syrit të Kaltër.
36 vjeçari me iniciale Sh.K., banues në Tiranë, ka rënë në prenat e policisë në vendin e quajtur “Rrethrrotulli i Kranesë” Finiq, pasi nga kontrolli i ushtruar shërbimet e policisë i kanë gjetur të fshehur në trup një sasi lënde narkotike me peshë prej 50.64 (pesëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e katër) gramë e dyshuar si kokainë
Një tjetër i ri me iniciale Z.N., 24 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme shtetasen M.R, duke e shqetësuar këtë të fundit nëpërmjet thirrjeve telefonike.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është vënë në pranga K.B., 51 vjeç dhe ka proçeduar në gjendje të lirë shtetasin K.D., 59 vjeç, pasi për motive të dobëta shtetasi K.B ka dhunuar fizikisht shtetasin K.D (konflikt i çastit).




