E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, 7 të arrestuar në Elbasan

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit vetëm në 24 orët e fundit.

 

Reklamë

Të ndaluarit akuzohen për vepra të ndryshme penale për mbajtje droge dhe për armembajtje pa leje.

 

Sipas policisë në kuadër të këtij aksioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe 7 fishekë, pjesë metalike të vjedhura në një makine, së bashku me mjetin tip Seat, gjithashtu janë sekuestruar 2 doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

 

Gjithashtu në pranga është vënë Xh. Gj., 39 vjeç, i cili në mënyrë të vazhdueshme ka përdjekur e kanosur me fjalë, si dhe i ka thyer xhamat e lokalit një shtetaseje 30-vjeçare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë