E diel, 27 Shtator 2026 Serial deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Akuzohen për dhënie ryshfeti për zgjedhjet, arrestohen 2 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për korrupsion në zgjedhje.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se është sekuestruar një telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.

Dy të arrestuarit në Fushë Kosovë akuzohen për veprën penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’ nga neni 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, në komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’ nga neni 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një (1) telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.

Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh