E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Akuzohej për plagosje me dashje, pranga 48-vjeçarit në Shkodër

Policia e Shkodër ka vënë në pranga 48 vjeçarin, të dyshuar si bashkëautor në plagosjes me armë zjarri të shtetasit Y.B, ngjarje e ndodhur në maj të këtij viti.

 

Sipas policisë i ndaluari është shtetasi Lulzim Hasanaj, ndaj të cilit gjykata ka vendosur masën e sigurimit, “Arrest në Burg“ për veprat penale të “Vrasjes me dashje, në tentative, kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimit dhe mabjtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

 

Arrestimi i tij u bë nga nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me mbështetjen edhe të  FNSH.

Vazhdo të lexosh

Reklamë