E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Akuzat për kyçjen e derës, reagon dega e PD Shkodër: S’ka nevojë t’i hedhim benzinë zjarrit

Kreu i PD Shkodër, Xhevdet Amuli mohon akuzat e anëtarëve të kryesisë që denoncuan sot rastin e kyçjes së dyerve të degës së PD në këtë qytet.

 

Amuli shkruan se demokratët janë miq me njëri-tjetrin dhe nuk ka vend për përçarje, duke shtuar se selia i përket çdo demokrati.

 

“Për këdo që harron, së pari ne jemi miq me njëri-tjetrin. Në vend të bashkimit dhe jo përçarjes përballë armikut të shqiptarëve, Edi Rama, e shoh të pa arsyeshme t’i hedhim benzinë zjarrit, me të pavërteta. Selia e PD Shkodër, është ajo që ka qenë gjithmonë, selia e çdo demokrati! Xhevdet Amuli”, shkruan Xhevdet Amuli.

Vazhdo të lexosh

Reklamë