E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Akuzat për krime lufte/ Thaçi në Hagë: Jam plotësisht i pafajshëm

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk i ka pranuar akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në paraqitjen e tij të parë në gjyqin e Hagës. Ai u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat që përmban aktakuza e konfirmuar më 26 tetor.

 

“Deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës, është e paqëndrueshme, jam plotësisht i pafajshëm”, deklaroi Thaçi.

 

Reklamë

Pala mbrojtëse bëri të ditur se në javët në vijim do të dorëzojë kërkesën për lirimin e përkohshëm të Hashim Thaçit. Ndërkohë avokati i tij, David Hooper ngriti pikëpyetje mbi të ashtuquajturën “Shtëpi e verdhë”, duke e konsideruar një njollë mbi Kosovën dhe kosovarët.

 

“Ku janë këto pretendime për vjedhjen e organeve njerëzore dhe historinë e Shtëpisë së Verdhë e cila ishte e rëndësishme për krijimin e kësaj gjykate. Këto pretendime Thaçi i dinte se ishin gjepura, ai ndihmoi Komisionin Europian në krijimin e kësaj gjykate”, tha avokati i Thaçit, David Hooper.

Vazhdo të lexosh

Reklamë