Deputeti i Partisë Socialist, Spartak Braho e konsideron absurde deklaratën e presidentit Ilir Meta se Rilindja po përpiqet të bëjë grusht shteti.

 

Braho tha nga Komisioni i Sigurisë se mazhoranca nuk ka arsye për të bërë grusht shteti për aq kohë sa ndodhet në pushtet. Sipas tij, grushtin e shtetit e bën opozita dhe struktura të tjera.

 

“Unë çuditem me një gjë, nuk e kuptoj alarmin e opozitës dhe kreut të shtetit se po bën grusht shteti Edi Rama. Është absurde, si mund të bëjë grusht shteti Edi Rama. Grusht shteti bëjnë struktura të tjera, bëjnë forca të tjera, opozita i organizon grushtet e shtetit. Është qesharake, përse do bëjë grusht shteti mazhoranca, për të marrë pushtetin? E ka! Kështu që është jo vetëm qesharake, por është edhe një lloj justifikimi. Unë jam deputet i vjetër dhe kam qenë prezent në dy raste kur Sali Berisha ka tentuar të bëjë grusht shteti. Nuk e bën grushtin e shteti ai që është në pushtet. Grusht shteti do të thotë të marrësh pushtetin me dhunë. Si mund të bëjë mazhoranca kundër vetes së saj. Kaq e thjeshtë është logjika”, deklaroi deputeti socialist.

 

Sa i përket aktit normative “Anti KÇK”, Spartak Braho u shpreh se i plotëson kushtet ligjore pasi është emergjent dhe ka efekte të përkohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *