E enjte, 1 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Akuzat për fshehje të viktimave/ Rama: E turpshme, përdorin të vdekurit për pushtet

Edhe një herë tjetër, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat e opozitës për fshehje të numrit të viktimave nga COVID.

 

Reklamë

Në një konferencë me gazetarët, Rama përsëriti se nuk ka asnjë mundësi që të ndodhi diçka e tillë.

 

Për kreun e qeverisë, është e turpshme të diskutohet për diçka të tillë.

 

“Nuk ka asnjë autoritet tjetër e asnjë forcë tjetër që të mbushë kartelën mjekësore të atyre që humbin jetën përveç mjekut. Mjeku ka përgjegjësi për këtë. Që të thuash një poshtërsi të tillë, duhet të mendosh që mjekët janë të papërgjegjshëm e budallenj që të shkelin mbi vete e mbi ligjin. Se kujt do t’i duhej, se kujt do t’i hynte në punë kjo, këtë mund ta thotë imagjinata e atyre që përdorin edhe vdekjen, edhe të vdekurit, si nevojë e luftës së dëshpëruar për pushtet. Është e turpshme për ne që diskutojmë këtë gjë.”

Më shumë video

Reklamë