Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha permes një deklaratë për mediat akuzoi kryeministrin Rama per lidhje me ish-zyrtarin FBI, Charles McGonigal.

 

Ish-agjenti amerikan u arrestua pak dite me pare me akuzen se ka ndihmuar nje oligark rus në shkelje të sanksioneve amerikane dhe po ashtu se mori para nga një ish-oficer i shërbimeve të sigurisë të një vendi tjetër.

 

Në daljen e tij per mediatj Berisha ka lidhur skandalin në SHBA me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

 

 

Sipas tij në vorbullën e krijuar nga McGonigal, janë të përfshirë kryeministri Rama dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Dorian Duçka dhe Agron Neza.

 

Berisha deklaron gjithashtu se disa muaj më parë, Gjykata e San Françiskos ka nisur hetim për komunikimet, dokumentet e materialet e McGregor, përfshi këtu edhe personat e lidhur me qeverinë e Shqipërisë, duke përmendur emrin e kryeministrit Edi Rama.

 

 

“Dje dhe sot, mediat më të mëdha në botë, kanë informuar publikun e SHBA, publikun e Europës dhe botës se McGonigal, zyrtari më i lartë në historinë e FBI, u arrestua ditën e shtunë. Pak muaj më parë, kam denoncuar para publikut shqiptar, lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me këtë aset të shërbimeve ruse.

Në vorbullën e stuhisë së krijuar nga McGonigal, gjendet sipas të gjithë medieve të botës, kryeministri shqiptar, Edi Rama. Dhe, dy lejtnantë kryesorë të Edi Ramës, ish-zyrtari i lartë i qeverisë së tij, Dorian Duçka dhe Agron Neza.

Disa muaj më parë, juria e madhe, e San Françiskos, urdhëron, pasi njihet me dosjen McGonigal, që të hetohet dhe konfiskohet çdo regjistrim material, çdo dokument, çdo komunikim personal përfshi komunikimet me qeverinë e Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Shqipërisë, përfshi, por jo vetëm, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ka porosi për qeveri të tjera ballkanike, por njeriu i vetëm që citohet me emër në këtë urdhër të jurisë së madhe, është Edi Rama.”

 

Sipas Berishës është zbuluar se Edi Rama, nëpërmjet Agron Nezës, i ka dorëzuar Charles McGonigal 225 mijë dollarë në një dorë. 80 mijë dollarë në një dorë tjetër.

 

 

Kryedemorati shprehet se informacionet janë publikuar nga mediat e huaja.

 

 

“Çfarë është zbuluar në këto lidhje të tmerrshme mafioze spiunazhi? McGonigal ka përfaqësuar një nga bosët e mafies ruse, Oleg Deripaska, i cili ose për të cilin ka lobuar te Edi Rama. Dorian Duçka, sipas FBI, qëndron në paradhomën e kryeministrit. Ai përdor emailin dhe adresën qeveritare. Sipas hetimeve të FBI, përdor email qeveritar të Shqipërisë dhe adresë të qeverisë së Shqipërisë.

Mediat kanë filmuar Duçkën tek del nga kryeministria me eksponentë kryesorë të kartelit më të fuqishëm në botë të drogës, Sinaloa.”

 

 

“Edi Rama përdori ish-oficerin e policisë sekrete për hetime kundër opozitës në Nju Jork. Dokumentet e Ministrisë së Drejtësisë faktojnë se nga zyra e kryeministrit, Agron Nezës iu dhanë të dhëna konkrete për qytetarë amerikanë që lobonin për opozitën. Këto u vunë në survejim nga aseti i burimeve ruse, McGonigal.

Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri, sipas të dhënave publike. Se imagjinoni se çfarë ka dosja në fshehtësi. Nuk them se u takuan në Davos, por ai po kthehej në Europë. Ka rëndësi se Edi Rama, kur e denoncova në parlament këtë lidhje ruse të Edi Ramës, këtë lidhje me një aset të rrezikshëm, Edi Rama reagoi si vijon: Jam krenar me miqësinë që kam me të!”- tha Berisha gjithashtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *