Akuzat ndaj Bashës për UÇK/ Kryemadhi: Rama do të largojë vëmendjen nga pandemia

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i konsideron sajesa akuzat e kryeministrit Edi Rama në drejtim të Lulzim Basha për përfshirje në hetimet për krime lufte në Kosovë.
Për Kryemadhin, kreu i qeverisë, përmes këtyre akuzave, po përpiqet të tërheqë vëmendjen e qytetarëve nga pandemia dhe shqetësimet e tjera që kanë të bëjnë me vendin tonë.
“Basha ka qenë shumë i qartë dhe e ka sqaruar pozicionin e tij në deklaratat që kanë të bëjnë në lidhje me akuzat e Ramës. Qëndrimi i LSI dhe i imi personal vazhdon të jetë i njëjtë, pa ndryshim. Lufta e UÇK-së është e drejtë e një populli për lirinë, e cila ka sakrifica sublime e djemve e vajzave të Kosovës dhe përballë gjenocidit dhe krimeve të Millosheviçit dhe gjithë onturazhit të tij, ushtarak dhe politik është e patjetërsueshme dhe ta kthesh atë siç po duan ta ta risjellin tani në jetën politike tonën. Unë dua të shpreh jo vetëm besimin e plotë për udhëheqësit e kësaj lufte dhe përkrahjen time dhe LSI-së dhe jam e bindur që do ta fitojnë betejën me mekanizmat antishqiptarë që për hirë të së vërtetës kanë nisur të rilulëzojnë në rajon, megjithatë si çdo sfidë tjetër kur ne të gjithë bëhemi bashkë edhe kjo sfidë do kalojë edhe pse do të ketë dhimbjet e veta. Ajo që dua të theksoj është tërheqja e vëmendjes, për tu marrë me gjera që nuk i takojnë politikës shqiptare. “




