Subscribe

Kandidati Republican per president Donald Trump është akuzuar për nxitje të mbështetësve të tij për dhunë ndaj rivales demokrate Hillari Klinton. Duke folur nga Karolina e Veriut, kandidati Trump iu drejtua personave, të cilët kanë ushtruar të drejtën për të mbajtur armë të ndalojnë Klintonin ta shfuqizojë atë.

“Hillari Dshiron të shfuqizojë amendamentin e dytë por ju keni të drejtën tuaj për ta parandaluar atë. Tha Trump. Të menjëhershme kanë qenë reagimet e mediave dhe analistëve politikë që akuzojnë biznesmenin e njohur për nxitje të dhunës. Ndërkohë ky i fundit në një përgjigje ndaj këtyre akuzave tha se deklarata e tij i drejtoje mijëra votuesve që mbajnë armë duke i kërkuar atyre të votojnë kundër Klinton”.

Qëndrimet kontroverse të Trump kanë sjellë përçarje edhe brenda partisë republikanëve. Një ditë më parë te paktën 50 intelektuale, mbështetës dhe ish-funksionar te kësaj force politike i kërkuan publikisht amerikanëve të votojnë kundër Trump, duke e cilësuar atë si të paqëndrueshëm dhe të rrezikshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *