Ish-ministri i Brenshëm Fatmir Xhafaj ka folur sërish në lidhje me akuzat e opozitës por edhe aludimet e dyshimet për prapaskena të artikuluara në media.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter Xhafaj shkuan se u është mirënjohës të gjithë atyre që i kanë dërguar mesazhe inkurajuese, ku ka theksuar dhe faktin se dorëheqja ka qenë vullneti i tij i plotë bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale

 

“ Këto orë kam marrë me qindra mesazhe vlerësimi dhe respekti për punën e bërë, nga qytetarë të vendit tim, por edhe miq e partnerë me të cilët punova. Një pjesë e madhe nga socialistë, me të cilët kam bërë rrugë të gjatë në jetën time. Shumica dërrmuese e mesazheve nga njerëz të panjohur prej meje.Ju jam sinqerisht mirënjohës për këto mesazhe inkurajuese. I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua. Opozita me komentet për dorëheqjen time konfirmon edhe një herë degradimin e saj politik. Fatkeqësi për ata vete, por edhe për qytetarët. I sfidoj ata e cilindo, tanimë që nuk do të jem më Ministër të provojnë akuzat e bëra ndaj meje si Ministër. Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *