Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar lidhur me deklaratat që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, bëri sot për kreun e SPAK, Altin Dumani.

Ilir Meta akuzoi sot drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani se po i shërben politikisht kryeministrit Edi Rama.

Lexo edhe :

Related Posts

Pasi Dumani sqaroi gazetarët se nuk është takuar asnjëherë me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së McGonigal, Meta përsëriti akuzat ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Meta e cilësoi drejtuesin e SPAK si vrasës të pluralizimit.

Përmes një njoftimi publik, KLP thotë se ndjek me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucionit të prokurorisë dhe në veçanti të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me shqetësim ditët e fundit, deklaratat e subjekteve të veçanta në mediat audio vizive dhe ato elektronike, lidhur me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme pranë (SPAK) dhe kreut të saj.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dënon çdo gjuhë urrejtje, shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë. Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta.

Në të njëjtën kohë Këshilli mbështet pa rezerva veprimtarinë ligjore të çdo prokurori të sistemit të prokurorisë, duke i inkurajuar ata të vijojnë të ushtrojnë me kompetencë dhe pavarësi të plotë funksionin e tyre për ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës ndaj kujtdo, në emër të shtetit shqiptar, të pa ndikuar nga askush./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *