E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Akuzat e forta: “Gjykata e Apelit vatër e Berishës dhe Metës”

Ilustrim · Vizion Plus

Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën për Izet Haxhinë.

 

Ish-bodigardi I Berishës, Izet Haxhia kërkoi në seancë që të përjashtohej trupa gjykuese.

 

Me pretendimin se Gjykata e Apelit është vatër e Berishës dhe Metës, Haxhia kërkoi që të gjykohet nga një trupë që ka kaluar procesin e vettingut.

 

“Dua të gjykohem nga gjyqtarë që kanë kaluar vetingun, pasi Gjykata e Apelit është vatër e njerëzve të Berishës dhe Metës.”

 

Ndërsa avokati mbrojtës i Haxhisë, Bashkim Nikolla në përfundim të seancës deklaroi para mediave se kërkimi I një trupe tjetër është mëse normale pasi ka ndodhur edhe herë të tjera.

 

Sipas Nikollës, kërkesa e mikut të tij ëshë plotësisht e përligjur pasi procesi I gjykimit ka ngjyrime politike.

 

“Mund të merret nga Apelet e rretheve të tjera që e kanë këtë atribut dhe mund të zgjidhet një treshe të një trupi gjykues që ta gjykojë. Është një rast i përligjur edhe herë të tjera. Kjo është një kërkesë e klientit time dhe është plotësisht e përligjur”

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh