E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Akuza për vrasje, Mark Frroku shpallet i pafajshëm

Ish-deputeti kristiandemokrat Mark Frroku u dënua nga Gjykata e Tiranës me 7.6 vite burg për akuzën e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe ndërtimit pa leje. Për sa i përket akuzës së vrasjes në Belgjikë në vitin 1999, Frroku u shpall i pafajshëm me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme.

 

Gjatë seancës ku u dha vendimi, Mark Frroku nuk ishte i pranishëm në sallë. Ai përfaqësohej nga avokatët e tij të cilët thanë se akuzat e vrasjes ishin ndërtuar mbi thashetheme dhe jo baza ligjore. Për sa i përket akuzave të tjera, avokatët thanë se do apelojnë vendimin.

 

Reklamë

Ish-deputeti i mazhorancës e ndodhet në paraburgim prej dy vitesh. Vendimi i pafajësisë për akuzën e vrasjes vjen fill pas të njëjtit vendim për Kristjan Marinaj i akuzuar si bashkëpunëtor i Frrokut.

 

Më shumë video

Reklamë