E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Akuza për pesë Imamët kosovare

Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon 5 Imamët dhe hoxhallarët per kryerje te veprave terroriste dhe nxitje te urrejtës fetare. Aktakuza është paraqitur pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, ndaj nje Imami ne xhamine e Prishtinës, dy nga Prizreni, nje nga Peja dhe nje tjetër klerik të besimit mysliman. Sipas organit të akuzës, këta persona kanë shtyrë besimtarët në nxitjen e terrorizmit dhe përçarjes fetare, kombëtare e racore. Imamët dhe hoxhallarët janë arrestuar në kuadër të angazhimit që Kosova ka ndërmarrë për të luftuar terrorizmin. Shteti më i ri në Ballkan ka dhe numrin më të lartë të luftëtarëve qe luftojnë përkrah ISIS ne Siri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë