E premte, 9 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Akuza për ndikim të paligjshëm te gjyqtarët, Gjykata rrëzon kërkesën e avokatit Arben Lena

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e mbrojtësve ligjor të avokatit Arben Lena për ndryshim mase sigurie.

Avokatit i është caktuar masa e sigurisë arrest në burg për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione publike.

Reklamë

Lena ra në pranga pasi sipas SPAK, në këmbim të pesë mijë eurove, premtoi zbutjen e masës së sigurisë ndaj shtetasit Bledar Koçizi, i cili ishte arrestuar për trafikim të emigrantëve.

Për të mos e mbajtur në burg janë premtuar një pagesë prej 5 mijë euro dhe personat e përfshirë në krim kanë bashkëpunuar për të ndikuar te gjykata dhe prokurorët./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë