Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka qene i vetmi përfaqësues i qeverise qe ka vendosur te reagoje ndaj akuzave te opozitës per lidhjet e qeverise me Klement Balilin, i dyshuar si i përfshirë në trafikun e drogës me Greqinë.
Ndërsa ministri Saimir Tahiri i akuzuari i opozitës ka vendosur te heshte, Edi Rama ka zgjedhur rrugën e përballjes ne Parlament.

Edi Rama: Si çdo herë një punë të mirë të Policisë së Shtetit shqiptar, e cila në bashkëpunim me DEA-n amerikanë ka marrë pjesë aktive prej muajsh e muajsh të tërë, lidhur me çështjen e nxehtë të një linje të trafikut të drogës, juve e përdorni në mënyrë më të paskrupullt për të sulmuar Policinë e Shtetit, për të sulmuar Ministrin e Brendshëm dhe për të sulmuar qeverinë.

Por ky sqarim vetëm sa i ka shërbyer opozitës t’i vendose nje epitet te ri liderit te mazhorances.

Sali Berisha: Urime EdEskobar! Të mungonte ky titull o EdEskobar, por e fitove.

Berisha ka artikuluar akuza te forta ndaj qeverise për lidhje me krimin.

Sali Berisha: Kush është Balili? Eshtë Koço Kokëdhima. E gjithë Saranda flet. Balili është sivlla Kokëdhima, por po qe Kokëdhima është sivlla Rama pas, është pleqëruesi tjetër.

Por Rama e Berisha jane përplasur edhe per një çështje tjetër, qe është kthyer ne kryefjalën e çdo debati parlamentar, reformën ne drejtësi.

Edi Rama: Lërini alibitë se nuk ju shpëton nga reforma në drejtësi as Frroku, as Rroku, as Noku, as Shulla, as Hazi, as Shullazi, as Saliu, nuk ju shpëton dot nga reforma në drejtësi.​”

Sali Berisha: Ne absolutisht do ta votojmë reformën por jo reformën që ju bën ju kryehetuesë, kryegjykatës, kryeprokurorë të vendit. Ta harroj kush se mund të imponojë një reformë të tillë. Ne jemi garant të një reforme të vërtetë në drejtësi.

Nderkaq ish-kryeministri Berisha ka denoncuar protestën e kryebashkiakut Erion Veliaj nje dite me pare përpara gjykatës, duke i bere thirrje PD te nise procedurat per shkarkimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *