Është zhvilluar sot seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj tre zyrtarëve të bashkisë së Bulqizës, te arrestuar per “falsifikim te dokumenteve”, “shpërdorim te detyrës” dhe “korrupsion”.

Gjykata vendosi arrest me burg për administratorin e njësisë administrative Ostren, Luan Mjeshtri, vëllai i kryebashkiakes së Bulqizës, Festime Mjeshtri. E njejta masë eshte lene edhe për Arlin Limanin, specialist i shërbimit social.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërsa për sekretarin e këshillit bashkiak, Fitim Balla, Gjykata vendosi arrest shtëpie.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se ata kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente të gjendjes civile për të pajisur qytetarë të ndryshëm me vërtetime ne funksion te marrjes se pasaportave bullgare./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *