Agjencia e menazhimit të kufijve të Bashkimit Europian Frontex, duket se ka mbylllur sytё ndaj shkeljes sё tё drejtave tё njeriut per refugjatëve.

 

Media prestigjoze nё Gjermani dhe gazeta britanike “The Guardian”, kanë raportuar se punonjёs të kufirit nga Hungaria, Bullgaria apo Greqia kanë keqtrajtuar fizikisht refugjatёt dhe migrantёt, i kanë ndjekur ata me qen nёpёr pyll pёr t’i kthyer ilegalisht nё kufirin qё sapo e kishin kaluar.

 

Zёdhёnёsja e Komisionit Europian Mina Andreeva gjithashtu ka konfirmuar ekzistencёn e dokumentave tё brendshme për këtë ccështje. Ajo tha se “Çdo formё e dhunёs ose e keqtrajtimit tё refugjatёve ёshtё e papranueshme. Ne do t’i verifikojmё kёto akuza dhe do tё reagojmё conform ligjit”.

 

Pas këtyre raportimeve, zyra e shtypit e agjencisё europiane i ka hedhur poshte keto akuza, madje ka tёrhequr vёmendjen se misioni i tij nё vendet anёtare ёshtё vetёm konsulenca nё kufi.

 

Njeri nga drejtuesit e agjensise është shprehur për Dojce ëelle se ai nuk habitet pёr njoftimet mbi shkelje tё tё drejtave tё njeriut, por pёr akuzat direkte në emër të punonjёsve tё Frontex. Ai gjithashtu bëri të ditur se deri më tani nuk ka asnjë ankesë ndaj punonjësve gjatё angazhimit tё tyre nё kufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *