E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Video · Politikë

Akuza e fyerje në Komisionin e Sigurisë

Ka degjeneruar në akuza personale e fyerje përplasja mes deputetit socialist Pjerin Nderu dhe atij demokrat Ervin Salianji. Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ata debatuan ashpër, teksa po diskutohej projektbuxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Më herët, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, tha para deputetëve se sistemi i radarëve për kontrollin e hapësirës detare është në funksion të plotë.

 

Por për Flamur Nokës, fatkeqësisht ushtria shqiptare në 4 vitet e fundit u shndërrua në shërbëtore të trafikantëve.

 

Për vitin 2018, buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes shkon në afro 1.2 % të Prodhimit të brendshëm Bruto. Ndërkohë që ministrja Xhaçka, tha se synimi është që në vitin 2024 të arrijë në 2% të PBB-së.

 

Pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, deputeti Salianji, deklaroi se mazhoranca nuk do t’i mbyllë gojën opozitës për të folur mbi trafikun e drogës.

 

Akuzat ndaj qeverisë për lidhjen me trafikun e drogës janë shndërruar në kryefjalë të aksionit opozitar.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video