Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza të forta ndaj kreut të PD, Lulzim Basha  lidhur me kompanitë e basteve.

 

Sipas tij, Edi Rama vendosi t’i mbyllë bastet kur ndodhi vrasja në ish-Bllok afro katër vite më parë, dhe këto pika ishin të Lulzim Bashës.  Ai u shpreh se Basha është pronar i një kompanie bastesh në Qipro, me 80% të aksioneve, dhe e ka vendosur në emër të bashkëshortes, Aurela Hoxha.

 

“Dy javë më parë dy miqtë e mi do më tregonin. Kur ndodhi vrasja në bllok, Edi Rama vendosi ndalimin e basteve. Po te kujt ishin bastet? Bastet ishin të Lul Bravës. Ky i dërgon të dërguarin e vet special, dushanin në Prishtinë dhe i thotë hajde vrap e më zgjidh problemin. Ua ka thënë Edi Rama direkt dy persona. Ai u thotë se në Qipro 80% pronar i kompanisë ishte Lul Brava nën emrin e të shoqes. E kuptoni se ku kemi qenë ne dhe kush na ka drejtuar”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *