19 qytetarë me fraktura janë trajtuar në spitalin rajonal të Korçës vetëm gjatë paradites së sotme.

Shkak është bërë një cipë akulli gati e padukshme që mbuloi rrugët e qytetit mëngjesin e kësaj të mërkure.

Shifrat bëhen të ditura nga shefi i Shërbimit të Urgjencës Kujtim Shabani i cili tregon se këta pacientë janë paraqitur në urgjencë nga ora 8 e deri më 11 të paradites, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në Tiranë për shkak të frakturave të rënda që ka pësuar.

13 qytetarë me fraktura pas marrjes së shërbimit janë shtruar në repartin e ortopedisë në spitalin e Korçës, ndërkohë që 5 të tjerë pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar nga spitali.

Mjeku Shabani bën apel për kujdes gjatë ecjes në rrugë sidomos për moshat e treta të cilët rrezikojnë për fraktura të rënda në rast se rrëzohen në akull:

Gjatë paradites së kësaj të mërkure për shkak të cipës së akullit në qytetin e Korçës janë regjistruar edhe disa përplasje të lehta dhe gërvishtje mjetesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *