E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Akulli në rrugë kthehet në burim aksidentesh në Bulqizë-Peshkopi

Ndonëse nuk ka prani të dëborës, aksi nacional Bulqizë-Peshkopi është kthyer në burim aksidentesh kryesisht në orët e para të ditës.

 

Reklamë

Dy automjete kanë dalë nga rruga në vendin e quajtur “Pishat” si pasojë e pranisë së akullit në asfalt.

 

Nga batimi i dy automjeteve kanë mbetur të lënduar disa persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Ky segment rrugor është vazhdimisht problem në stinën e dimrit për shkak të pranisë së akullit, ndërsa firma mirëmbajtëse kujtohet të hedhë kripë vetëm kur ka reshje dëbore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë