E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

AKU “sekuestron” 27.6 ton produkte të pasigurta

Autoriteti Kombëtar i Ushqim bllokoi serish 27.6 ton produkte te pasigurta ne disa rrethe si dhe vendosi 3.5 milionë lekë gjoba.

 

Subjektet e penalizuara ushtronin aktivitetin e tyre ne Korçë, Shkodër, Durrës dhe Fier. Konkretisht, ne Korçë u bllokua një biznes qe merrej me prodhimin e salcave, pasi një sasi e madhe e lendeve te para, ishte e skaduar. Inspektoret e gjobiten me 1.9 milionë leke edhe për mungese te licencës.

 

Reklamë

Për te njëjtën arsye u ndëshkua një tjetër biznes, supermarket ne fshatin Çermë te Lushnjës.

 

AKU bllokoi ndërkohë një sasi te madhe mishi pule qe kishte mbërritur ne Durrës, nga Brazili, pasi kishte prani te salmonelës.

 

Ndërsa ne Shkodër u mbyll e u gjobit një biznes qe prodhonte buke pa licence dhe pa sistem gjurmueshmërie.

Vazhdo të lexosh

Reklamë